Katastrofë ekologjike në liqenin e Kukësit. Ditët e fundit bregu i Liqenit të Kukësit ,është mbushur me peshq të ngordhur.
Në të gjithë gjatësinë e bregut nga Ura e Drinit të Zi deri tek Ura e Drinit të Bardhë, gjendet një sasi mjaft e madhe e peshqëve të ngordhur.
Specialistët e mjedisit janë shqetësuar, pasi dy ditët e fundit, përgjatë vijës panaromike të Liqenit, kanë parë sasi peshku të ngordhur të llojit gjuc.