http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parku te ish-Fusha e Aviacionit po kthehet në një hapësirë argëtimi për fëmijët, të rinjtë e të moshuarit. Bashkia ka nisur prej disa ditësh rikonstruksionin e sheshit sportiv dhe këndit të lojërave, me qëllim rikthimin e kësaj hapësire të degraduar tek qytetarët.?Vjet, në 1 qershor, premtuam se përveç këndit të lodrave te Liqeni Artificial, do kishim nga një kënd të tillë në të gjitha njësitë e Tiranës urbane. Ende pa u mbushur viti, e kemi tejkaluar premtimin. Do të thotë që, kur bashkia lejohet të punojë, jo vetëm mbaron këndet e mëdha të lodrave, si ai tek parku i Liqenit apo në Yzberisht, por shkon në çdo lagje. E dimë se jo të gjitha banorët e kanë mundësinë t?i çojnë fëmijët përditë te Liqeni, por tani fëmijët e tyre e kanë më kollaj të luajnë brenda territorit të lagjes së tyre, në komunitetin e tyre, pranë pallatit.?Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se ky kënd i ri lojërash do t?u shërbejë me se shumti te vegjëlve.?Nëse kafenetë kanë zot dhe hapësira për të moshuarit dhe fëmijët është trajtuar si hapësirë pa zot, unë jam këtu për të thënë që po, edhe kjo hapësirë ka një zot dhe zoti i hapësirës për fëmijët dhe të moshuarit është Bashkia e Tiranës. Ndaj sot, po i dalim zot hapësirës publike ashtu si privati i ka dalë zot hapësirës së tij. Unë besoj se ky qytet meriton të sfidohet me aktivitet sportiv dhe fizik për fëmijët, me një jetë e ushqim të shëndetshëm.? Jetëzimi i ish-Fushës së Aviacionit përfshin ndërtimin e një këndi sportiv, këndit të lojërave dhe këndit të forcës.