Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Në Divjakë, po pyllëzohet zona përgjatë argjinaturës së lagunës në kuadër të zbatimit të projektit të nisur disa muaj me pare për rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në park. Punonjësve të bashkisë së Divjakës i është bashkuar dhe deputeti Erion Braçe, në mbjelljen e rreth 2500 fidanëve pishë e butë.
Braçe: Është fundi i shëtitoreve që ne ndërtuam nga Divjaka në fund të parkut. Ne po ndërtojmë një korpus të ri për këtë zonë. Këto kanale që janë hapur do të jenë të lundrueshme për çdo turist që do të vijë. Mbas 20 vitesh do të jetë një brezë shumë i madh pishash në këtë zonë.
Fredi Kokoneshi: Jemi këtu për të pyllëzuar dhe për të bërë atë që nuk është bërë prej kohësh.
Më herët, disa shoqata ambientaliste protestuan ndaj projektit që synonte shndërrimin e parkut kombëtar të divjakës, në një zonë turistike të lundrueshëm me varka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pyllezohet-laguna-e-karavastase-mbillen-qindra-rrenje-pisha-te-buta/