Gjykata e Korçës le në burg të dyshuarin David Myrte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është David Myrte, një nga të akuzuarit për ngjarjen e 18 marsit në Devoll, ku mbeti i vrarë Zarif Alliu. Ndonëse ka deklaruar se nuk la lidhje me krimin, Gjykata e Korçës e ka lënë në burg autorin e dyshuar, David Myrte.Para togave të zeza, Myrte tha se dëshmitari kundër tij është me probleme mendore. Natën kur ka ndodhur ngjarja, ai pretendoi se ka qenë në fshat me shokët. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe avokati i Myrets, si dhe vëllai i te akuzuarit.?Akuza është mbështetur tek identifikimi i njërit prej te dëmtuarve i cili është shprehur pas ngjarjes e cila ka ndodhur kur ka qenë errësirë. David Myrte ka vëlla binjak me te cilin është identik. Dëshmia bazohet tek një fragment ku dëshmitari thotë se ka pare një xhup blu por si mund te dallohet kjo gjë ne errësirë te plote. Myrte ka thënë se policia është ne piste te gabuar. Ai ka je alibi pasi prej ore 17.00 deri ne 23.00 ai ka qene me vëllai e tij dhe shokët ne fshat. Kjo gjë mund te dëshmohet. Gjithashtu dëshmitari thotë se e kane marre ne telefon disa persona me dialekt verior çka është një tjetër fakt qe hedh poshtë akuzat. Për mua e vetmja e vetmja prove mbi te cilën mbështet prokuroria mbështet akuzën është paraqitja për njohje?.Daniel Myrte, vëllai i te akuzuarit: Kemi qene bashke. Erdhi ambulanca ne fshat dhe ne dolëm nga lokali por nuk e arritëm dot dhe ne ishim bashke me 7-8 persona te tjerë. Mua me mori policia dhe dashe dëshminë time por shokët qe ishin me ne policia refuzoi ti marre ne pyetje. Personat nuk i njihnim. Vëllai im ka qene njëherë i dënuar me 2.5 vite burg ne Greqi por nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia ka gabuar dhe është ndikuar nga fakti se ai kishte një precedent.Një ditë më parë Prokuroria e Korçës beri te ditur se shkak i ngjarjes ka qenë prishja e pazareve të drogës për një shumë prej 12 mijë eurosh

Share This Video


Download

  
Report form