Publikohet tjetër video e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo

RTV KLAN 2017-07-04

Views 7

Publikohet një tjetër video e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo. Ashtu siç duket edhe në këtë video rreth orës 10:35 të datës 8 mars, Fundo është duke ecur në rrugën që të çon drejt stacionit të trenit. Dy persona të cilët ishin nga krahu tjetër i rrugës, kalojnë përmes bulevardit për të shkuar pas Fundos.

Në video, njëri nga personat e dyshuar si autorë të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo gati sa nuk është përplasur nga një automjet që i ka prerë rrugën. Të dy personat pasi kanë dhunuar gazetarin Elvi Fundo, janë kthyer pas duke zbritur shkallët me vrap dhe më pas kanë kaluar përmes një lokali, ashtu siç duket edhe në videon e publikuar para disa ditësh nga policia.

Sipas gazetarit kjo ngjarje lidhet me profesionin e tij, pasi ka investiguar disa ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë pasur konflikt me gazetarin Fundo, por janë lënë të lirë pasi kanë paraqitur alibi bindëse. Pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth janë sekuestruar ndërsa për identifikimin e autorëve është vënë edhe një shpërblim nga policia.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form