Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali deklaroi në Report Tv se PS është e hapur për të vazhduar koalicionin me LSI dhe PDIU, por nuk do t'i varë shpresat vetëm aty për mandatin e dytë, pasi sipas saj është partia më e madhe në vend dhe do të luftojë për cdo votë në zgjedhjet e 18 qershorit.
"Ne jemi të kënaqur me koalicionin, me LSI dhe PDIU kemi bërë shumë reforma. Jemi të hapur për ta vazhduar koalicionin, por kjo nuk do të thotë se i kemi varur shpresat te koalicioni, pasi jemi partia më e madhe dhe do të luftojmë për cdo votë".