Pas Kryeministrit Edi Rama edhe numri dy në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi ka përforcuan idenë se maxhoranca do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit edhe nëse opozita vendos t?i bojkotojë ato.
"Sovrani shqiptar, elektorati shqiptar, populli shqiptar nuk do krizë, e para. E dyta, populli shqiptar nuk do destabilitet. E treta, populli shqiptar do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese që ia jep Kushtetuta, që data 18 nuk është data e palëve, nuk është datë e subjekteve politike, nuk është datë e pozitës, nuk është datë e opozitës. Secila palë, secili subjekt që paraqet ofertën, atë ditë gjykatës është vetëm populli. Ai vendos se kush do jetë mandej nga palët apo subjektet politike mazhorancë dhe kush do të jetë opozitë".
Në një takim në Roskovec të Fierit, Ruçi u deklarua prerazi kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve, duke thënë se kjo do të prodhonte krizë politike në vend me zgjedhjen e Presidentit.
"Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Zgjedhjet shtyhen vetëm kur ka situatë të jashtëzakonshme. Sovrani do të ushtrojë kompetencën e vet më 18 Qershor, kjo është e padiskutueshme. Nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 Qershorit, zgjedhja e Presidentit të Republikës është në rrezik".
Ruçi tha se Partia Socialiste është e gatshme të negociojë me opozitën dhe për të pranuar çdo propozim të certifikuar nga OSBE.
Tv Klan