Artistët më të mirë shqiptarë kanë ekspozuar të dielën në shëtitoren e qytetit të Beratit veprat e tyre më të fundit të krijuara posaçërisht për qytetin muze.
Artistët e peizazhit janë pjesë e projektit Plein Air-it, ku marrin pjesë Kujtim Buza, Buron Kaceli, Agron Dine, Nikolin Ivanaj, Vangjo Vasili, Agim Kadillari, Pashk Pervathi, Xhenet Kadillari e Agron Polovina. Këta artistë kanë menduar të zhvillojnë një ekspozitë larg ceremonive zyrtare.