Ora News – Borchardt, policisë: Vazhdoni luftën antikanabis. Jini të paanshëm

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

6500 efektivë të Policisë së Shtetit do të trajnohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Duke folur para drejtuesve të uniformave blu, Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt kërkoi që policia të jetë e pavarur dhe të veprojë me profesionalizëm, por pa harruar edhe luftën ndaj kanabis. Ndërsa kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ngriti shqëtesimin e vonesës në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Në nisje të trajnimit të rreth 6 500 forcave të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, Ambasadori i OSBE Bernad Borchard kërkoi nga policia që veç zgjedhjeve, të mos lërë pas as luftën kundër kanabisit.
Bernd Borchardt: ?Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme? Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit.?
Ndërsa kryetari i KQZ Denar Biba, ngriti shqëtesimin e vonësës me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Biba tha se ende nuk janë konstituuar KZAZ.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-trajnimi-i-policise-per-zgjedhjet-borchardt-jini-te-paanshem/

Share This Video


Download

  
Report form