Presidenti Bujar Nishani tha se kandidatura e Fatmir Xhafajt për minisitër të Brendshëm ishte e papërshtatshme sipas tij, porse kushtetuta nuk ia jepte të drejtën ta refuzonte.
?Në vlerësimin tim kandidatura për Ministrin e Brendshëm është e papërshtatshme. Por, Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për Ministër, pasi i vetmi kusht, i cili përcakton Kusthetuta për të qenë ministër, është ai i plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Në rast se Kushtetuta e vendit do t?ia njihte të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar propozimet e kryeministrit, bazuar në arsyetime, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Në kushtet që kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë Presidentit, unë besoj edhe shpresoj se ai institucion që ia jep këtë të drejtë për të vlerësuar kandidaturat për ministër, që është parlamenti i Shqipërisë, do të gjykojë dhe do të vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike dhe politike e vendit?, tha Nishani
?Kam ndjekur me shumë shqetësim disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e Ministër të Brendshëm, ka pasur dëshmi publike shqetësuese që akuzojnë kandidaturën e MB për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekitit që hetohet por edhe ndaj familjarave të tyre. për më tepër kjo kishte të bënte me reagimet për vdekjen e diktatorit (Hoxha).?
?Jemi në prag të fushatës dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon klimën e përgjithshme,? tha Nishani duke shtuar se në këtë kontekst ndryshimet në qeveri kanë rëndësi shumë të madhe.
?Më specifikja është tek ministria e Brendshme. Është konstatuar një politizim i tejskajshëm tek policia e shtetit, çka e dëmton situatën parazgjedhore.?
Nishani tha se kërkesa për qeveri teknike është kërkesë politike dhe se ai është i pavarur.
Porse, ?Nëse do të ketë një dakordësi mes palëve për një qeveri teknike, presidenti i Republikës do të jetë gjithmonë i Hapur për të lehtësuar komunikimin mes palëve,? tha Nishani.
?Depolitizimi i Policisë së Shtetit është një emergjence që do të ulte dhe sensin e polarizimit të madh politik në vend dhe së dyti lufta kundër kultivimit si dhe sekuestrimi i pasurive të individëve me rekorde në këtë fushë.
Nuk besoj se do të ketë sukses lufta kundër kultivimit në rast se nuk do të ketë depolitizim të Policisë së Shtetit?.
Tensioni i lartë politik nuk favorizon fushatën aktuale elektorale. I bëj thirrje aktorëve politik të ulin tensionet dhe të garantojnë . Cështja e shtyrjes së zgjedhjeve nuk është një cështje që mbetet në dorë të Presidentit të Republikës. Mund të bëhet me dakordësimin e palëve politike.
A do kërkoni firmat e deputetëve për një mandat të dytë për President?
?Nuk ka qenë një dëshirë imja e shprehur, ka qenë një gadishmëri për të vijuar përmbushjen e detyrave kushtetuese, atë që kam fituar si eksperiencë, atë që kam demonstruar në zyrën e Presidentit të Republikës. Procesi i zgjedh...