Ora News – Shqetësimi i Idrizit në prag të zgjedhjeve të qershorit

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi shpreh shqetësimin për Kodin Zgjedhor dhe propozon një zonë elektorale në mënyrë që partitë politike të marrin përqindjen e votave që i takon
?Ne jemi në prag zgjedhjesh por duket sikur kemi dalë jashtë sistemit. Kemi dalë jashtë sistemit sepse disa parti nuk regjistrohen. Të gjithë flasin, sidomos dy partitë e mëdha, për zgjedhje të barabarta dhe transparente, por në të gjithë historinë e këtyre 25 viteve, por edhe me Kodin Zgjedhor të miratuar nga dy partitë e mëdha, janë ata që e kanë deformuar votën e shqiptarëve. E thënë kështu, ne kemi një sistem zgjedhor ku parimi ?Stalinist? që populli voton, kurse dy partitë e mëdha numërojnë, është fatkeqësisht i instaluar. Ky Kod Zgjedhor i detyron partitë politike të futen në koalicion. Të gjithë partitë e vogla humbasin 500-700 mijë vota, të cilat i kalojnë partive të mëdha, që në këtë rast janë edhe numëruese edhe përfituese të këtyre votave. Për të nxjerrë një deputet në Kukës duhet të kesh 30% të votave, për të nxjerrë një deputet në Tiranë duhet të kesh 3% të votave?, ? tha z.Idrizi në takimin me strukturat në Lushnje.
Propozimi për zonën elektorale ? ?Pse të mos kemi një zonë elektorale që partitë politike të marrin përqindjen e votave që u takojnë dhe mbas kësaj të kenë mundësi të bëjnë dhe aleanca. Gjithkush të hyjë në zgjedhje, të provojë veten dhe në bazë të votave të qytetarëve të arrijmë të bëjmë koalicionet e mundshme dhe ky është propozimi ynë? tha Idrizi.
Ndërsa në takimin me strukturat në Fier, z.Idrizi foli edhe për krizën politike që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, kjo krizë është produkt i paafatësisë së klasës politike shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqetesimi-i-idrizit-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-qershorit/

Share This Video


Download

  
Report form