Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin përfundimtar për dy persona të dyshuar se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng dy vjet më parë një 37-vjeçar nga Saranda, fati itë cilit nuk dihet. Por ndërsa babai i 37- vjeçarit apeloi në media se nuk kërkonte dënimin e autorëve por ti tregonin eshtrat e të birit, ka ardhur reagimi i babait të një prej të akuzuarve që mohon përfshirjen e të birit në këtë ngjarje dhe i kthen përgjigjen.
Sadik Ogiçi: Babait të tij kam për ti thënë që djalin e ka gjallë.
Kjo është përgjigja që i kthen babait të 37-vjeçarit nga Saranda, Ridvan Lamaj, i zhdukur prej dy vitesh, babai i Ardian Ogiçit, një prej të akuzuarve si autor i rrëmbimit dhe zhdukjes se tij.
Reagimi vjen pas deklaratës që Asqeri Lamaj bëri nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku u kërkoi dy personave të akuzuar për këtë ngjarje, ti tregonin eshtrat e të birit.
Babai i Ardian Ogiçit thotë se akuza ndaj të birit dhe Vitor Islamit, që akuzohen për ngjarjen nuk qëndrojnë dhe se i biri ka qenë shok me 37-vjeçarin dhe nuk ka pasur arsye ta bënte këtë gjë.
Sadik Ogiçi: Personin që ka humbur e ka pas shok, njëherë në tre ditë hanin e pinin në çdo lokal me të mirat. Nuk kishte ndonjë lidhje për të humbur njeriu.
Edhe avokati që mbron të pandehurit deklaron se Prokuroria nuk asnjë provë ndaj të akuzuarve, dhe se akuza ndaj tyre nuk qëndron.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/babai-i-te-akuzuarit-i-pergjigjet-te-atit-te-ridvan-lamaj-djalin-e-ke-gjalle/