Nisma e re e Bashkisë Tiranë “Dhuro një stol” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ke dëshirë të kujtosh një të afërm që nuk jeton më apo të shënjosh një përvjetor të bukur, mund t?i bashkohesh nismës më të re të Bashkisë së Tiranës: ?Dhuro një Stol?. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë, nga qytetarë të cilët vendosen ti përgjigjen apelit. ?Kjo është një nismë e re, ku shumë familjarë me dëshirën për të kujtuar të afërmit e tyre, kanë dhuruar një stol në ?Shtegun e qershive?. Tani që kanë çelur edhe qershitë, është bërë një ambient shumë i bukur. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur këtë mënyrë për të mbajtur dashurinë ndezur në qytetin tonë, të jemi shumë më solidarë dhe të kemi kujtimet më të mira nga ata që na kanë lënë, por që kanë bërë gjëra të bukura, të cilat meritojnë t?i kujtojmë me shumë dashuri në këtë qytet? Kreu i Bashkisë u shpreh se kjo nismë do të vijojë dhe do të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit të Tiranës. ?Mezi presim që të zbukurojmë edhe vende të tjera të qytetit, qoftë me mbjellje pemësh, qoftë me stola e dekorime, të cilat na bëjnë të kuptojmë se në Tiranë jemi një familje e madhe dhe pavarësisht se këtu jetojnë 1 milionë vetë, sillemi si një familje dhe respektojmë të dashurit tanë dhe ata që kanë kontribuar për këtë qytet.? Përmes Agjencisë së Parqeve, bashkia kërkon te nxise qytetarët të kontribuojnë për Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës dhe jo vetëm.

Share This Video


Download

  
Report form