http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Arrest me burg? ishte masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 43-vjeçarin Dritan Sinani dhe 41-vjeçarin Aleksandër Murataj. Por në seancën me dyert të mbyllura, Murataj ka mohuar përfshirjen ne krim, duke thënë se në kohën që ndodhi grabitja e 9 shkurtit ne Rinas ishte tek dentisti. Ai kërkoi që të kontrolloheshin dhe kamerat e sigurisë. Dritan Sinani tha se vëllai i tij punon kopshtar tek vila e Admir Murataj dhe për këtë arsye kishte njohje me të. Murataj dhe Sinani, u prangosën pak ditë më parë. Ata akuzohen se në bashkëpunim me 6 persona, të arrestuar edhe këta nga policia, grabitën me armë 3.2 milion dollar ne një autoblind që dërgonte para drejt Aeroportit Ndërkombëtar. Prokuroria thotë se Dritan Sinani, është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura edhe në grabitjen e dhjetorit 2015. Pjesë e këtij grupi sipas akuzë është edhe Admir Murataj. Ai konsiderohet si kreu që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar-Rinas, ende i pa arrestuar.