Report TV - Ura e që të çon në plazhin e Darzezës makth për fierakët, pa sinjalistikë

Report TV 2017-07-04

Views 2

FIER-Ura që të çon në plazhin e Darzezës është kthyer në makth për qytetarët e Fierit. Ajo tashmë e ka marrë emrin edhe si ura e vdekjes pasi në të kanë ndodhur me dhjetëra aksidente.

Rasti më i fundit është edhe ai ndodhur një muaj më parë ku humbën jetën 2 qytetarë, për të cilët është vendosur edhe kjo tufë me lule.

Ura e gjatë 12 metër nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese dhe as parmakt të cilët mbrojnë shoferët të cilët ecin në këtë urë.

Dikur në këtë urë ka pasur disa parmakë të cilët ishin tërësisht jashtë standartit, por me kalimin e kohës ata u dëmtuan dhe nuk janë zëvendësuar.

Banorët shprehen se shpesh kanë qenë deshmitarë të aksidenteve, madje kanë qenë po ata të cilët i kanë shpëtuar njerëzit që kanë përfunduar në kanal.

Në lidhje me këtë problem në njësinë administrative Dermenas thonë se kanë bërë një kërkesë në bashkinë e Fierit dhe sipas tyre është planifikuar që brenda muajit prill do të fillojë sistemimi dhe vendosja e të gjithë sinjalistikës së nevojshme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS