Tre muaj pa ujë Bradasheshi i Elbasanit. Rreth 250 familje të këti fshati vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, prej 3 muajsh ata kanë vetëm 10 minuta ujë të rrjedhshëm në ditë.
Përballë kësaj situate, banorët janë ankuar në bashki por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Shumë nga këto familje kanë harruar t?i përdorin lavatriçet dhe janë kthyer si shumë vite përpara larjes së rrobave me dorë.
Ndërkohë për të pirë kanë gjetur si zgjidhje një burim uji larg shtëpive të tyre ku shkojnë e furnizohen me çka të mundin.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershëm të ujësjellësit fshat, që tashmë varet nga bashkia për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë.
Ata tregojnë librezat me pagesat e ujit edhe pse shumica e familjeve jetojnë në varfëri ekstreme dhe mbahen vetëm me mbledhjen e hekurishteve
Në lidhje me këtë shqetësim Report Tv u interesua në Bashkinë e Elbasanit por kjo e fundit ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me furnizimin me ujë të zonës së Fermës në Bradashesh.