Hahn: Ballkani, rajon pa stabilitet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si në samitin e liderëve të rajonit ne Sarajevë, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka theksuar në një intervistë për ?Deutsche Welle? se unioni duhet ta mbështesë Ballkanin Perëndimor, që mbetet rajon ku rrezikohet paqja.?Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potencial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka, ne mund të përjetojmë një valë të madhe emigrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballkani në BE janë të shkurtra. Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet, ose do të importojmë mungesë stabiliteti?.Hahn ka lëshuar kritika edhe ndaj liderëve të vendeve të Ballkanit, qe sipas tij duan të qëndrojnë gjatë në skenën politike.?E vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto vende ka ?player? (lojtarë) të cilë janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende. E me sa kuptoj, ata duan të vazhdojnë të jenë në skenë. Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para një situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, kur njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë?.Hahn ka përsëritur se krijimi i një tregu të përbashkët në rajon është rruga e duhur për uljen e tensioneve në këto vende dhe i përgatit ato për integrimin europian.

Share This Video


Download

  
Report form