Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, Eriol Roshi, shkel hapur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pjesëmarrje në kuotën 50 % në proçesin e ndarjes se dosjeve për gjykim në institucionin që drejton. Emisioni Investigativ ?BOOM? sjell faktet në lidhje me këtë abuzim të rëndë, ku konstatohet se në 116 shorte të hedhura për 6 muajt e fundit, kryetari Roshi nuk ka marrë pjesë në 44 prej tyre, duke rezultuar me 0 dosje, duke ulur kështu ngarkesën e tij të punës në mënyrë fiktive.
Kryetari i Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë, Eriol Roshi, ka shkelur hapur kuotën detyruese për pjesëmarrjen e tij në shqyrtimin e dosjeve në institucionin që drejton, duke pakësuar ngarkesën e punës në mënyrë abuzive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-kryetari-i-gjykates-administrative-ne-tirane-shmang-shortin/