Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu u shpreh se viti 2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë.
Lu tha se ky është viti kur do të nisë nga zbatimi Reforma në Drejtësi si dhe çuarja përpara e luftës kundër korrupsionit përmes ngritjes së Byrosë së Hetimit.
"2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është viti kur Shqipëria nis zbatimin e reformës në drejtësi, që do të transformojë përgjithmonë mjedisin e biznesit për të gjithë ju. 2017 është viti kur Shqipëria do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta, përmes krijimit të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit", u shpreh Lu, duke theksuar se reforma do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.