Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Supersfida mes Skënderbeut dhe Kukësit është në qendër të gjithë opinionit sportiv në vendin tonë, pasi përballë janë dy prej skuadrave më të mira të këtij edicioni, kampionët në fuqi dhe fituesit e Kupës.
Trajneri i bardhekuqëve, Ilir Daja, megjithëse vlerësoi Kukësin, deklaroi se Skënderbeu aktualisht është një ekip më i mirë se blutë e Gjokës.
Tekniku i korçarëve u ndal për një moment edhe tek formacioni, teksa zbuloi se mesfushori rumun Cornel Predescu do të jetë titullar në përballjen më të rëndësishme të javës së 26-të në Kategorinë Superiore.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/perballja-e-javes-daja-jemi-me-te-forte-se-kukesi/