Report tV -Paloka: Shumë shpejt do dëgjoni lajme se çfarë ka fituar opozita

Report TV 2017-07-04

Views 0

Në ditën e 28 të protestës kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka deklaruar se opozita ka dalë e fituar nga kjo protestë.

Gjatë fjalës së tij përballë protestuesve në çadrën pranë kryeministrisë Paloka tha se shumë shpejt do të dëgjohen lajme që do të tregojnë çfarë kanë arritur të fitojnë. Ai është shprehur se fitorja për zgjedhje të lira dhe të ndershme është shumë afër.

?Ne jemi të vendosur dhe të bindur se shumë shpejt do të dëgjoni dhe lajme që do të tregojnë se ç?kemi arritur dhe se çfarë kemi fituar jemi shumë afër fitores?, tha Paloka.

Gjithashtu kreu i grupit parlamentar ka komentuar edhe emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm. Ai tha se Rama ka emëruar në këtë post vëllanë e një krimineli që e njohin të gjithë ndërkombëtarët. Ai e ka cilësuar emërimin e Xhajaft në vend të Tahirit si zëvendësim ?bandash?.

?Fatmir Xhafaj, vëllai i kriminelit ndërkombëtar që e njohin të gjithë ndërkombëtarët. Nuk ka ndryshuar asgjë. Thjesht kanë ndryshuar bandat?, tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form