Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, ka sqaruar në Ora News mmbështetjen ndërkombëtare ndaj protestës së opozitës, të cilës kryedemokrati Basha i referohet pothuajse në çdo fjalim të tij nga çadra e lirisë.
Alizoti: Ndërkombëtarët nuk janë vetëm ata që janë në Tiranë, por edhe ata që janë jashtë Shqipërisë. Kemi pasur në çadrën e lirisë përfaqësuesin e Unionit Rinor të CDU që në politikën gjermane në të ardhmen mund të jetë një Merkel i ri. Kemi pasur individë të rëndësishëm nga SHBA, kemi pasur mbështetje nga senatorët amerikanë. Nëse i referoheni Ambasadave në Shqipëri dhe ndërkombëtarëve që vinë në Shqipëri, më të rëndësishënm në politikën ndërkombëtarë janë partitë e mëdha që janë brenda vendit. Rasti i vizitës së të rinjve të Unionit të CDU, ai është një person shumë i rëndësishëm në të ardhmen shumë të madhe politike në Gjermani, i cili është shumë më i rëndësishëm se disa Ambasadorë, shumë më i rëndësishëm se Ambasadori gjerman në Shqipëri.Edhe për aktualitetin dhe të ardhmen.
Alizoti tha se kushti i opozitës për qeveri teknike mbetet i panegociueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alizoti-ja-kush-jane-nderkombetaret-qe-mbeshtesin-protesten-e-opozites/