Ora News – Ligji i Ministrisë së Drejtësisë kalon me debate në Komisionin e Ligjeve

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nga 27 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, ligji për funksionimin e ministrisë së Drejtësisë, u miratua në komisionin për çështjet ligjore me ndryshimet e rëna dakord mes anëtarëve të komisionit dhe ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili.
Projektligji i sjellë nga ministria shkaktoi edhe debate për rolin e ministrit të Drejtësisë në shqyrtimin e ankesave, rol ky që me reformën e re në sistemit të drejtësisë, i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Tirane- Ligji i ri i Ministrisë së Drejtësisë kaloi sot në komisionin për Çështjet Ligjore edhe pse me debate mes ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili dhe relatores së ligjit Vasilika Hysi.
Projektligji i sjellë nga ministria parashikon një rol më aktiv të kabinetit të drejtësë në kontrollin disiplinor dhe që ministria të mos jetë thjesht një kuti postare që ia përcjell shqetësimet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që deputetja e Partisë Socialiste nënvizoi se ky rol i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, organ i ri i formuar me kushtetutë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-ministrise-se-drejtesise-kalon-me-debate-ne-komisionin-e-ligjeve/

Share This Video


Download

  
Report form