http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri socialdemokrat Zoran Zaev vazhdon konsultimet me partitë shqiptare në Maqedoni, në përpjekje për mbledhjen e parlamentit dhe për të larguar çdo pengesë që vjen nga presidenti Ivanov. Në një takim me ambasadorin slloven në Shkup, Milan Jazbec, Zaev deklaroi se beson që në të ardhmen do të mblidhet kuvendi, do të kapercehet cdo pengesë qe i shërben si alibi kreut të shtetit dhe do të zgjidhet kryetari i këtij institucioni. Zaev ka sqaruar se kryeparlamentari do ta njoftojë me një shkresë presidentin, se është formuar shumica parlamentare dhe se nis afati 10 ditor për dhënien e mandatit për qeverinë. Pas takimit me kreun e BDI, Ali Ahmeti, Zaev takohet edhe me një tjetër aleat të mundshëm, kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, për të diskutuar për mbështetjen për qeverinë e ardhshme. Ndërkaq, ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily i ka përsëritur presidentit Ivanov, që ndodhet në një forum në Baku, që te rishqyrtojë vendimin për mandatin e Zaev. Ai ka theksuar se ky nuk ishte një vendim i mirë, pasi institucionet demokratike në vend duhet të funksionojnë.