Këto janë pamjet e brendshme të rafteve me libra të fondit të Bibliotekës Kombëtare, kur ajo u përfshi nga flakët.
Zjarri përfshiu katin e tretë të nëndheshëm të ambienteve të Bibliotekës kombëtare në rrugën Luigj Gurakuqi në Tiranë.
Flakëve nuk iu shpëtuan as librat më të vjetër dhe të rrallë Bibliotekës.
Nuk ka një konfirmim zyrtar mbi sasinë e librave të djegur, apo rëndësinë e tyre, pavarësisht se burimet thonë se janë djegur libra të rëndësishëm.
Të gjithë punonjësit e bibliotekës u evakuuan nga zjarrfikësit dhe policia, ndërsa një prej rojeve, Arjan Çeçit, i ra të fikët, i asfiksuar nga tymi.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, mundi të minimizonte dëmet, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi dëmet e sakta të zjarrit.
Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni, tha se janë fare pak libra të djegur dhe pjesë e një fondi të parëndësishëm.
Nga hetimet e para dhe këqyrja e kryer nga ekspertët, dyshohet se zjarri ka pasur si shkak ngarkesën e elektrike në rrjetin e bibliotekës.
Policia nisi hetimet për rastin duke marrë deklarimet e punonjësve dhe të personave të tjerë që mund të kenë dijeni mbi shkaqet e mundshme.
Tv Klan