Ora News – Gjashtë senatorë i shkruajnë Tillerson: Shqipëria e rrezikuar nga droga dhe krimi

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Senatori Mike Lee dhe një grup Senatorësh i bënë thirrje Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson të hetojë menjëherë se si fondet amerikane po përdoren nga USAID për mbështetjen e grupeve politikë të së majtës së qendrës dhe ndikojnë politika që anojnë nga e majta në vende sovrane. Në letër senatorët i kushtojnë një paragraph Shqipërisë, ndërsa referuar shqtësimeve të liderve politikë në vendin tonë theksojnë se diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros, po i japin qeverisë kontroll mbi drejtësinë. Për letrën e 6 senataorve foli dhe kryetari i PD ne çadrëne protestës, i cili tha se Kryeministri Rama, përdor rrjetin e George Sorros, për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin nëpërmjet propagandës.
Influenca e filantropit George Soros, në Ballkan përfshirë Shqipërinë, është një shqtësim i ngritur nga 6 senatorë amerikanë, të cilët nëpërmjet një letre i kërkojnë Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson të investigojë se si fondet amerikane po përdoren nga USAID. Referuar burimeve politike në vendin tonë, 6 senatorët theksojnë në letër se diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros, nxisin rezultate të caktuara politike dhe i kanë dhënë nëpërmjet reformës në drejtësi, kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
?Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto ?reforma? kanë si qëllim t?i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjashte-senatore-leter-tillerson-te-shqetesuar-per-reformen-ne-drejtesi-dhe-zgjedhjet/

Share This Video


Download

  
Report form