Report TV - Zjarr në Biblotekën Kombëtare digjen disa libra të vjetër

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare si pasojë e të cilit janë djegur disa dokumente të vjetra.

Mësohet se kanë mbetur të lënduar dy zjarrëfikës dhe një punonjës në bibliotekë i identifikuar si Arjan Ceci, të cilël janë asfiksuar nga tymi por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka rënë në fondin e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Siç raportohet nga vendngjarja shumë dokumente të vjetra janë përfshirë nga flakët por nuk dihet saktësisht sasia.

Paraprakisht dyshohet shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë hyrë nga dritarja dhe pasi kanë lokalizuar vatrën e zjarrit kanë bërë të mundur shurjen e flakëve. Ndërhyrja e tyre ka qenë paksa e vështirë për shkak të frikës se uji mund të dëmtonte librat që ndodhen në katin e nëndheshëm të bibliotekës.

Share This Video


Download

  
Report form