Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në çadrën e protestuesve të opozitës se revolucioni demokratik siç e ka pagëzuar ai, është drejt fazës finale.
Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të jepte dorëheqjen dhe t?i hapte rrugë qeverisë teknike.
Duke nënvizuar se protesta e opozitës nuk është për pushtetin por për votën e lirë, Berisha tha se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka deklaruar Ramës se ishte ai i filmuar në hotelin e Klement Balilit.
Berisha: Pas Saje qorrit do shkoni me radhë. Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën drejt fazës finale, triumfit përfundimtar. Përshëndes me shumë respekt të gjithë ata qytetarë, intelektualë, të cilët nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne vlerën dhe besimin se vota e lirë është themeli i shoqërisë së lirë dhe kanë ardhur në këtë çadër.
Le t?i bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës; thirri mendjes në të ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo është betejë për votën, nuk është betejë për pushtetin. Pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë, por ne jemi të vendosur për çdo sakrificë për votën e lirë. I bindur të jesh se forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do të mund të na pengojë. Mblidhi në Kryeministri të gjithë vrasësit, të gjithë trafikantët, të gjithë pengmarrësit e Shqipërisë. Je i pashpresë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-thirrje-rames-per-doreheqje-revolucioni-drejt-fazes-finale/