Dita e Verës, festa pagane që lajmëron ardhjen e Pranverës prej vitesh është kthyer në Shqipëri në një ditë zyrtare pushimi, ku qëllimi është argëtimi dhe shijimi i ushqimeve të shijshme.
Por simboli i Ditës së Verës mbetet ballokumja, sepse zanafilla e festës është Elbasani.
Nga sot tregtarët do të nisin punën në Pazarin e Ri pasi ky Pazar sot e meriton plotësisht këtë emër pas rikonstruksionit të plotë që i është bërë. Pazari i inaugurua nga kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj.
Në zona të ndryshme të kryeqytetit po zhvillohen festime, ku shumica i dedikohen argetimit për femijet, me lojëra, kenge e valle. Ndërkohë në disa sheshe të tjera po mbahen koncerte të ndryshme ku emra të njohur të muzikës moderne janë duke performuar.