Shqiptari dënohet me 35 vite burg në Angli

RTV KLAN 2017-07-04

Views 10

Shqiptari nga Elbasani i cili një vit më parë vrau 2 pensionistët britanikë në shtëpinë e tyre në Suffolk përdori një identitet të rremë për të fituar azilin dhe mundi kështu të jetonte në Britani ilegalisht për 2 dekada. Ai u dënua me 35 vite burg nga Gjykata e Ipswich Crown.

Krimineli i dhunshëm Vital Dapi bëri një jetë të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar për 17 vite.

Kjo çështje sjell në qendër të vëmendjes kalvarin e probleme që vijnë me emigrantët.

Ish-komandoja e forcave speciale vuri nën shënjestrën e tij Peter dhe Sylvia Stuart pasi kujtoi se ishin milionerë dhe kështu mund të paguante borxhet në të cilat ishte zhytur prej kumarit.

Dapi e kishte goditur disa herë më thikë 75-vjeçarin Peter Stuart, duke i shkaktuar 9 plagë të mëdha. Gjykata e shpalli atë fajtor edhe për vrasjen e pensionistes pasi iu gjetën flokë të saj në makinë.

Share This Video


Download

  
Report form