http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kryebashkiake te tjerë rrezikojnë te largohen nga detyra. Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla konfirmoi nga Gjirokastra kërkesën për ndërprerjen e mandatit për kreun e Bashkisë se Tepelenës, Termet Peci dhe kolegun e tij te Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Në bazë të dokumenteve të dërguara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi është dënuar me vendim të formës së prere nga Gjykata e Tepelenës për falsifikim dokumentash. Për këtë rast ai është dënuar me 150 mijë lekë gjobë dhe dënimin nuk e ka pasqyruar kur është pyetur për ligjin e dekriminalizimit. Adriatik Zotkaj, sipas prokurorisë, ka dorëzuar tre formularë vetedeklarimi, dy prej të cilëve jashtë afateve ligjore, por që në kundërshtim me ligjin janë administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në to Zotkaj ka deklaruar një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Korçës, për ?Shkelje së rregullave të qarkullimit rrugor? ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës Skraparit për ?Kundërshtimin e punonjësve të policisë?, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Tiranës për fshehje pasurie dënuar me 1 vit burgim. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Zotkaj në formularin e parë që është dorëzuar brenda afatit ligjor nuk ka deklaruar vendimin e Gjykatës së Skraparit per kundërshtimin e punonjësve të policisë.