Policia e Fierit, është vënë në kërkim të Lulzim Sinës, 40-vjeçarit, i cili mbrëmjen e të dielës, plagosi me armë zjarri prindërit e ish- bashkëshortes së tij në Ballsh. Dyshimet e policisë janë se ngjarja mund të jetë një hakmarrje e Sinës ndaj ish- bashkëshortes së tij.
Edmond dhe Ludmilla Rexhepaj ndodhen në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që derdhi mbi ta ish-dhëndërri i tyre, që tashmë po kërkohet nga policia.
Në Ballsh fqinjët dhe të afërm thonë shkak i ndarjes ishin bërë konfliktet për shkak se çifti nuk kishte fëmije.
Autori i krimit, 40-vjeçari Sina ishte ndarë më bashkëshorten e tij, tri vite më parë në SHBA ku jetonin prej vitesh. Por pak ditë më parë, ai u kthye në Shqipëri, duke tentuar të vriste prindërit e ish- bashkëshortes së tij.
Policia ka shpërndarë fotografitë e tij në të gjitha pikat kufitare sepse dyshon për një tentative të autorit të dalë jashtë vendit.
Kontrolle po kryhen edhe në banesat e të afërmve të 40-vjeçarit në Patos dhe Fier. Lulzim Sina qëlloi një natë më parë me pistoletë TT prindërit e ish bashkëshortes së tij. Këta të fundit ndodhen në spitalin e fierit në gjendje kritike për jetën./ TV KLAN