Shtohen zërat brenda LSI –së për Metën Kryeministër

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Teksa zgjedhjet po afrohen, brenda koalicionit të majtë shtohen zërat që kërkojnë që Ilir Meta të jetë Kryeministër.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një takim të zhvilluar me gra e vajza në Pogradec me rastin e 8 Marsit, u shpreh e bindur se LSI do të jetë forcë e parë politike dhe Ilir Meta do të jetë kryetar i qeverisë.

?Kam bindjen që 18 Qershori i këtij viti do t?ju gjejë ndryshe. Do t?ju gjejë jo vetëm me fitore të madhe, por do t?ju gjejë me LSI ?në si forcë të parë dhe këtë e kemi të padiskutueshme. Jo vetëm në Pogradec, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe mbi të gjitha, ne do të na gjejë me Ilir Metën Kryeministër.?

Kjo deklaratë e Klajda Gjoshës është përforcuar nga një tjetër Ministër i LSI. Edmond Panariti tha gjatë një takimi në Pustec, se kërkesa për Metën Kryeministër është legjitime, pasi çdo forcë politike kërkon që kryetarin e saj ta ketë në këtë pozicion.

Vetë Meta, në një takim me gratë e LSI ?së në Fier nënvizoi rëndësinë e dhënies së një shansi për të gjithë në politikë. Ky sipas tij është edhe slogani i LSI ?së.

?Ne kemi një slogan, që është thelbi i politikës sonë: një shans për të gjithë.?

Edhe Meta e vuri theksin tek roli i gruas në menaxhim dhe politikë dhe tek shanset që i duhen dhënë për të qenë pjesë e ekonomisë reale.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form