Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në Fier ka prezantuar sloganin e LSI për zgjedhjet e ardhshme.
?Një shans për të gjithë? është ky thelbi i politikës së kësaj force politike në zgjedhjet e qershorit, ku sipas Metës një rol kryesor do të ketë gruaja.
?Ne kemi një slogan që është thelbi i politikës sonë, një shans për të gjithë. Por ka një dallim t?i japësh një shans një gruaje dhe t?i japësh një shans një burri. Sepse kur i jep një shans një gruaje, ky është një shans i trefishtë: është për gruan, është për fëmijët, është edhe për burrin, pra për familjen?, u shpreh Meta.
Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, deputeti i LSI-së, Robert Bitri, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e LSI-së, Erisa Xhixho.
Në fjalën e saj Xhixho theksoi se beson te kapaciteti i grave më menaxhim dhe te shanset që i duhen dhënë grave për të qenë pjesë e ekonomisë.