Report TV - Rama inspekton punimet në Spitalin e Traumës: Rezultat i reformave

Report TV 2017-07-04

Views 0

Spitali i Traumës, aty ku mjerimi i deri djeshëm i infrastrukturës shëndetësore ka simbolin e tij, në dy muaj do të jetë një tjetër dëshmi në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.

Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, ishte pamja e spitalit para nisjes së investimit 8 miliardë lekë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ishte në spitalin e Traumës, për të parë ecurinë e projektit. Po kryhet rikonstruksioni në themel i të gjithë reparteve, shërbimit të urgjencës, imazherisë, bllokut operator, reanimacionit, fizioterapisë.

Pjesë e projektit është krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se janë gati edhe pajisjet biomedikale dhe të mobilimit.

?Këtu po bëhemi gati ta ndryshojmë komplet shërbimin e fizioterapisë në spitalin e traumës. Në mjediset e farmacisë se vjetër do të bëjmë mjediset e recepsionit dhe sallën e ndenjës së familjarëve, që deri tani rrinë në dhomat e të sëmurëve.

Share This Video


Download

  
Report form