Ora News pranë 9 familjeve të efektivëve të rënë në detyrë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë përpjekjeve për të ndërtuar një shtet demokratik pas rënies së komunzimit, në 26 vite kanë humbur jetën 300 efektivë të policisë në krye të detyrës. Sakrificat njerëzore kanë ndodhur në përballje me krimin ose gjatë aksidentimit në patrullimet e përditshme.
Viktimat kanë lënë plagë të hapura, por në gjendje të rëndë janë edhe 300 efektivë të gjymtuar gjatë kryerjes së detyrës dhe në pamundësi për t?ju përgjigjur familjeve të tyre. Trajtimi financiar nga shteti si kategori e veçantë për të dëmtuarit në disa familje nuk I zgjidh problemet e varfërisë.
Ata që dhanë jetën në mision për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, kanë lënë pas fëmijët e mitur, bashkëshorten, prindërit dhe të afërmit.
Mbajnë ?statusin e dëshmorit?, por mungesat në shtëpi nuk i përmbushin as dekoratat, as pagesat që shteti i ka atribuuar në mbështetje të familjes dhe fëmijëve të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-prane-9-familjeve-te-efektiveve-te-rene-ne-detyre/

Share This Video


Download

  
Report form