http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Saimir Tahiri kane zhvilluar nje takim ne kryeministri, i cili qe ka sjelle ne qarqet mediatike dhe politike zhurmën se Tahiri do te largohej nga posti i Ministrit te Brendshëm. Per disa ore situata ishte e paqarte dhe qeveria nuk e konfirmonte largimin e një prej ministrave me te rëndësishëm te kabinetit Rama. Vete Tahiri ne mesdite zgjodhi te drekonte me drejtues te policisë ne nje prej restoranteve ne qendër te Tiranës dhe shmangu çdo koment për largimin nga posti i Ministrit te Brendshëm. Vetëm pasi lajmi i largimit nga qeveria u konfirmua se do te ndodhe ne ditët ne vijim, Tahiri nëpërmjet nje postimi ne rrjetet sociale tentoi të sqarojë situatën. ?Për saktësim, as me ka kërkuar kush e as kam dhëne dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, me te forte do jemi, sot e gjithmonë, bashke.? Pasditja ka qenë e ngjeshur për Ministrin e Brendshëm Tahiri, i cili ka zhvilluar në zyrën e tij takime me Ministrin e Jashtëm Ditmir Buashti, Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli e deputetin Eduard Shalsi. Ministri Tahiri është ministri me i sulmuar nga opozita, por akuza ndaj tij kane ardhur edhe nga radhët e aleateve, Lëvizjes Socialiste për Integrim.