Kryeministri Rama nuk ka ndërmend të pranojë kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, por megjithatë qeveria aktuale do të rikonfigurohet.
Gjatë paradites së sotme nga burime të ndryshme u bë i njohur lajmi i largimit të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i përforcuar edhe nga fakti se ai u pa te hynte ne selinë kryeministrore ne mesdite, dhe mënjëherë pas daljen nga zyra e kryeministrit siç e tregon dhe kjo foto drekoi për disa ore me krerët më të lartë të policisë së shtetit. Por vetë Tahiri në një postim në FB gjatë pasditës e përgënjështroi një lajm të tillë, duke thënë se as me ka kërkuar kush dhe as kam dhënë dorëheqjen deri tani.
Burime zyrtare pranë kryeministrit i thane Tv Klan se kreu i qeverise ka hartuar një plan konkret për të nisur menjëherë fushatën elektorale në baze qe javën e ardhshme, plan që parashikon që disa nga ministrat qe janë dhe koordinator në qarqe që për selinë roze konsiderohen si te rëndësishëm duhet te sakrifikojnë portofolet e tyre në mënyrë që të angazhohen maksimalisht për të punuar për fitoren ne zgjedhjet e 18 qershorit.
Plani i kryeministrit do te diskutohet me strukturat drejtuese të partisë socialiste ditën e hënë, dhe vetëm pas kësaj mbledhje do të mësohet emrat e ministrave që do të lënë qeverinë. Gjithesesi të njëjtat burime konfirmojnë se ministrat e rinj do të jenë figura politike.
Nisur nga logjika mbi te cilët kryeministri ka hartuar planin e tij që do të sjellë ndryshimet në qeveri, duken se ministrat me të mundshëm për te lënë detyrën dhe për tu marre me punët e partisë janë ministri Tahiri i cili drejton dhe qarkun me te madh dhe më të rëndësishëm Tiranën, ministri i Jashtëm që është koordinator i strukturave te Shkodrës apo Ilir Beqja ne Kukës. Të tjerë ministra që janë dhe të deleguar të partisë socialiste në qarqe janë Blendi Klosi në Berat, Lindita Nikolla ne Lezhe Damian Gjiknuri në Vlorë, Zv/kryeministri Peleshi në Korçë dhe ministrat Çuçi e Kumbaro ne Gjirokastër.
Ky vendim i kreut te qeverise vjen vetëm afro 2 muaj nga mbarimi i mandatit te tij qeverisës, dhe bëhet i ditur një ditë pasi u kthye nga një vizitë zyrtare në Berlin, ku u takua dhe me ministrin e Jashtëm gjerman.
Koordinatoret e PS në qarqe
Saimir Tahiri - Tiranë
Blendi Klosi - Berat
Ilir Beqja - Kukës
Ditmiri Bushati - Shkodër
Lindita Nikolla - Lezhe
Vangjush Dako - Durrës
Niko Peleshi - Korçë
Damian Gjiknuri - Vlorë
Taulant Balla - Elbasan
Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro - Gjirokastër
Gramoz Ruci - Fier
Mimi Kodheli ? Dibër
/Tv Klan