Report TV - Largimi i Tahirit, Basha: Nëse është e vërtetë, fitore e popullit

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur fitore të popullit lajmin për largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga detyra.

Ai është shprehur para protestuesve të Partisë Demokratike nga çadra para kryeministrisë, se nëse ky lajm është i vërtetë atëherë, kjo është fitorja e tyre.

''Nëse lajmi është i vërtetë, kjo është fitorja juaj, e qytetarëve shqiptarë. Prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe jo lëvizje popullore. Nuk është koha për eufori e festë, është koha për një bashkimi më të madh, për një realizim edhe më të madh se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet përmes kurajos, qëndresës dhe sakrificës'', -u shpreh Basha.

Duke mos e fshehur skepticizmin për largimin e ministrit të Brendshëm, lëvizje e cila sipas tij mund të jetë edhe një truk për të hedhur hi syve.

Share This Video


Download

  
Report form