Ekspertët: Të shmanget përdorimi i monedhës euro

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Përdorimi në masë i monedhës euro në Shqipëri shihet si një rrezik edhe nga ekspertët e ekonomisë. Ardian Civici, ish-anëtar i bordit të Bankës Qëndrore, shpjegon se dukuria e euroizimit dobëson ndërhyrjet në treg që mund të marrë në raste krizash Banka e Shqipërisë, por më shumë se sa kjo, sjell kosto të fshehta për konsumatorin.

Civici sjell dhe shembuj të vendeve që nuk kanë monedhë të tyre kombëtare, si Kosova apo Mali i Zi dhe përdorin euron.

Banka e Shqipërisë ka nisur hartimin e një plani masash për të ulur përdorimin e euros. Frika më e madhe është transmetimi i kostos së saj për konsumatorët që kanë një kredi në këtë valutë. Sasia e madhe e saj gjatë 4 muajve të fundit ka bërë që ajo të zhvlerësohet ndjeshëm në kursin e këmbimit, duke kapur rekordin historik të 135 lekëve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form