Ndryshime në qeveri, Rama kërkon nga disa ministra të lenë portofolet

RTV KLAN 2017-07-04

Views 3

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të pranojë kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike. Burime zyrtare pranë kryeministrit i thanë Tv Klan në përgjigje të kësaj kërkese kryeministri ka hartuar një plan konkret për të nisur menjëherë fushatën elektorale në bazë, plan i cili parashikon që disa nga ministrat që janë dhe koordinator në qarqe që për selinë rozë cilësohen si të rëndësishme do te lenë dhe portofolat e tyre në mënyrë që të angazhohen maksimalisht për të punuar për fitoren në zgjedhjet e 18 qershorit.

Plani i kryeministrit do të diskutohet me strukturat drejtuese të partisë socialiste ditën e hënë, dhe vetëm pas kësaj mbledhje do te mësohet emrat e ministrave qe do te lenë qeverinë. Gjithsesi të njëjtat burime konfirmojnë se ministrat e rinj do të jene njerëz politik.

Ky vendim i kreut të qeverise behet i ditur një ditë pasi u kthye nga një vizite zyrtare në Berlin ku u takua dhe me ministrin e jashtëm gjerman.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form