TIRANË-Saimir Tahiri dorëhiqet si ministër i Punëve të Brendshme.
Burime nga Policia konfirmojnë se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Mësohet se Tahiri ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të qeverisë.
I cilësuar si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.
Tahiri pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet e kësaj dorëheqje.
Ndërkohë mësohet se kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Tahirit.