http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per 48 ore, qyteti i Lezhës mori pamjen e një landfilli mbetjesh.Plehrat e hedhura ne kazanë nuk u mblodhën, ndërsa era e forte i shpërndau ato ne rruge e sheshe...Të alarmuar nga kjo situate, qytetaret kërkuan menjëherë ndërhyrjen e bashkisë.Por, mbetjet nuk u tërhoqën nga firma e cila ka marre përsipër te kryente këtë shërbim. Zyrtare te Bashkisë Lezhe thane se problemi erdhi si pasoje e borxheve te krijuara ne landfillin e Bushatit, aty ku dhe depozitohen plehrat.Pas apelit per ndihme te Bashkisë, gjate natës ndërhynë punonjësit e një firme pastrimi te cilët rikthyen normalitetin. Por problemi me borxhet ka mbetur ende i hapur duke rrezikuar qe e njëjta situate te përsëritet.