Ilir Kafazi tregon në ?Stop? historinë e tij të pazakontë me qiranë e një lokali në Fushë-Mëzez.Objektin ia dhe me qira për 3 vjet Rudina Erindit, por kur shkoi të merrte paratë, lokali po shfrytëzohej nga shtetasi Spiro Gjini, i panjohur për të.Në këtë moment, nis për Ilir Kafazin, kalvari me institucionet. Denoncoi në polici dhe mori kërcënime nga ?bujtësi? i ri i lokalit të tij, por u desh ndërhyrja e ?Stop? pranë organeve kompetente, që të zgjidhej e drejta e Kafazit.
Kronikë më e zgjeruar:
Ilir Kafazi tregon në emisionin ?STOP? historinë e tij të pazakontë me qiranë e një lokali në Fushë-Mëzez. Objektin ia dha me qira për 3 vjet Rudina Erindit, por kur shkoi të merrte paratë, lokali po shfrytëzohej nga shtetasi Spiro Gjini, i panjohur për të. Në këtë moment, nis për Ilir Kafazin, kalvari me institucionet.
?Unë disponoj një objekt, të cilin para një viti me Rudina Erindin bëj një kontratë tre vjeçare. Vazhdoi punimet Erinda dhe kur nuk po bënte pagesat e qirave, detyrohem edhe vij tek objekti për të parë situatën. Kur futem në objekt gjej një person tjetër me emër Spiro Gjini, që po ushtronte profesionin e tij në këtë objekt. Detyrohem të komunikoj me Rudina Erindin dhe më thotë që në fund të dhjetorit të vitit 2016 ia ka dhënë Spiro Gjinit. Por unë i tregoj që kjo është një shkelje e kontratës që kemi bërë në fillim sepse në të cilësohet që nuk ke të drejtë ta rijapësh këtë objekt. Qëllimi është që unë të marr qiranë dhe kontaktova me Spiron që të nënshkruaj me të kontratën, por ai nuk pranoi. Në këto kushte detyrohem të marr çelësat e objektit, mbyll objektin dhe largohem. Të nesërmen gjej objektin të hapur me dhunë dhe gjej brenda disa persona, të cilët filluan edhe të më kërcënonin. Për këtë kam bërë edhe një video, që ta ruaj si dokument për policinë.
Spiro ? Do t?i biesh (çelësat), se s?bën nesër në mëngjes, se do të shkrij!
Pronari ? Nesër në mëngjes?
Spiro ? Do të shkrij, siç je!
Pronari ? Ore?
Spiro ? Dakord, çfarë po të them ore!
Pronari ? S?ka punë shkrirja këtu?
Spiro ? Do të shkrij!
Për të shmangur këtë konflikt me personat e lartpërmendur, njoftoj policinë. Ka ardhur grupi i gatshëm dhe ka komunikuar me Spiron dhe më pas këtu ndryshon rrjedha e ngjarjes. Kam shkuar në komisariatin numër 6, për të dhënë dëshminë time. Në gjithë këtë ngjarje e kam ndjerë veten si agresori i ngjarjes dhe jo viktima që i është cenuar prona. Ndaj kërkoj ndihmën tuaj për ta zgjidhur këtë çështje.?
Ilir Kafazi denoncoi në polici dhe mori kërcënime nga ?bujtësi? i ri i lokalit të tij. E njëjta situatë i ndodhi edhe gazetares teksa fliste me të në telefon për të sqaruar këtë çështje.
Spiro ? Alo?
Gazetarja ? Me zotin Spiro Gjini flas?
Spiro ? Po?
Gazetarja ? Unë jam Odeta, gazetarja e emisionit ?STOP?. Si jeni?
Spiro ? Po, mirë.
Gazetarja ? mora në intervistë një qytetar që quhet Ilir Kafazi, doja që të dëgjoja edhe versionin tuaj?
Spiro ? Çfarë version do me dëgjuar ti?
Gazetarja ? Zoti Ilir Kafazi është pronar i objektit që ju jeni futur bren...