Ora News – Bizneset e Kosovës njihen me potencialet ekonomike të Sarandës

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të kompanive të Kosovës ishin në Sarandë ku morën informacion rreth bizneseve të produkteve të peshkut dhe agrumeve. Të udhëhequr nga ministrat e Ekonomisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesit kosovarë të biznesit panë nga afër potencialet për ngritur më pas një plan investimi në qytetin bregdetar.
Synimi i këtyre takimeve është rritja e bashkëpunimit ekonomik mes kompanive në Kosovë dhe Shqipëri thanë dy ministret Milva Ekonomi dhe Hykmete Bajrami, ndërsa Bashkia e Sarandës synon që të ofrojë në tregun e Kosovës produkte karakteristike si djathi, vaji i ullirit, por dhe midhje e agrume.
Ekonomi: Të nxisë lidhjen midis bizneseve tona dhe të Kosovës dhe të shtojë numrin e turistëve që vizitojnë këtë pjesë e Shqipërisë.
Bajrami: Kemi zgjedhur profilet e kompanive, të cilat kanë potencial për zhvillimin e bizneseve në Sarandë, por edhe lidhjen e kontratave të bashkëpunimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bizneset-e-kosoves-njihen-me-potencialet-ekonomike-te-sarandes/

Share This Video


Download

  
Report form