Report TV - Vettingu peng i burokracive mes Avokatit të Popullit e Kuvendit

Report TV 2017-07-04

Views 0

Paqartësi për fatin e Vettingut. Pavarësisht se Kuvendi votoi të hënën që të rihapte garën pranë Avokatit të Popullit, për kandidatët që do të bëjnë Vettingun, asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim.

I gjithë procesi ka mbetur pezull për shkak të burokracive.

Si rregull të gjithë dokumentat e aplikantëve, lista A, lista B dhe lista e zezë e ONM-së, duhet të rimerren nga Avokati i Popullit, duke i protokolluar një nga një. Vetëm pas kësaj gara quhet e rihapur.

Por nga ana e Avokatit nuk është bërë asnjë veprim i tillë duke e lënë dokumentacionin stok në Kuvend.

Sipas vendimit të Kuvendit të datës 6 mars, të votuar nga maxhoranca, rihapja e aplikimeve nis ditën kur Igli Totozani rimerr dokumentet e dërguara në Kuvend. Nga ai moment fillon numërimi mbrapsht i afateve Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form