Forcat e Guardia di Finazas ndaluan një gomone me rreth 1.5 ton Marijuanë në ujërat e Adriatikut, pranë Barit. Mjeti lundrues ishte nisur nga Shqipëria, në pranga ranë dy skafistët, E.H 37 vjeç dhe E.M 34 vjeç, të dy me origjinë nga Vlora, sipas mediave italiane.
Gomonia 8 metër e gjatë e me dy motorë të fuqishëm ishte e mbushur me drogë dhe po i drejtohej bregut teksa u pikas nga radarët e Guardia di Finanzas.
Pavarësisht detit të trazuar, skafistët shqiptarë tentuan të largoheshin, ndërsa për t?i shpëtuar policisë ata hodhën një pjesë të drogës në det, por nuk mundën të largoheshin.
Droga ishte ndarë në 59 pako të mëdha. Sipas mediave italiane, vlera në treg e saj është të paktën 12 milionë euro.
Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike./Tv Klan