Nishani: Fenomeni i korrupsionit luftohet nëse ka vullnet

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Në një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të universitetit të Gjirokastrës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u ndal te lufta ndaj korrupsionit. Kreu i shtetit thotë se ky fenomen mund të luftohet nëse ka vullnet dhe përgjegjësi nga ata që drejtojnë institucionet.

?Korrupsion është një problem mjaft serioz. Është një fenomen që nuk mund të zhduket por mund te luftohet nëse ka një vullnet?.

Lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, presidenti Nishnai tha se ky proces nuk mund të konsiderohet një akt politik, por si një përpjekje e të gjithë shoqërisë për të përmbushura standardet e kërkuara.

Gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, kreu i shtetit dekoroi me titullin: "Mjeshtër i Madh" 8 intelektualë nga fusha e artit, shkencës dhe kulturës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form