Zaev: Nuk ka asnjë plan B - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është optimist se ditët në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës. Sipas tij për normalizimin e situatës nuk do të nevojitet ndonjë plan B, por ai nuk dha detaje nëse ka ndonjë marrëveshje me partitë tjera. Zaev pret që së shpejti të mblidhet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentari i ri, ndërsa tha se nuk është kundër që në këtë pozitë të jete ndonjë deputet shqiptar.?Unë shpresoj të mos ketë nevojë për plan B. Pra, pres që të realizohet plani A. Qëllimi ishte që të marrim mandat dhe të hyjnë në bisedimet edhe për kryetarin e Kuvendit dhe ne do mundohemi që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kreun e Kuvendit për të vënë në funksion Parlamentin e Maqedonisë.?Në nje emision televiziv ne Alsat M, kreu social-demokrat tha se vendimi Ivanovit për të mos ia dorëzuar mandatin dhe retorika nacionaliste e VMRO-DPMNE-së në këtë situatë të ndjeshme rrezikon vendin dhe ka për qëllim të mbrojë krimin e Gruevskit. Ai ftoi qytetarët të jenë të qetë dhe tha se për avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk do të ketë nevojë të ndryshohet Kushtetuta, ndërsa një gjë e tillë nuk cenon sovranitetin e vendit. Ndërkohe presidenti Ivanov nuk ka dhëne asnjë shenje tërheqje nga vendimi i tij për te mos dhëne mandatin, ndërsa VMRO-ja insiston per mbajtjen e zgjedhjeve te tjera për te nxjerre vendin nga kriza e thelle politike.

Share This Video


Download

  
Report form