Brenda këtij viti shkolla e kuqe, do të marrë një fytyre të re. Bashkia e tiranës ka nisur rikonstruksionin e saj. Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, ky investim vjen pas 17 vjetësh.
Veliaj :Këtu kemi 1 mijë nxënës të shkëlqyer, është një ndër shkollat më të mira në Tiranë, nga ku dalin shumë nxënës ekselencë, ndaj mezi pres që ta mbarojmë investimin që po bëjmë këtu me palestrat, nyjet sanitare, tualetet, e të kemi një ambient shumë herë më komod,
Kryebashkiaku shfrytëzoi këtë moment për tu ndalur tek investimet që po marrin njësia 2 dhe 8 në kryeqytet.
Veliaj: ?Aktualisht po punojmë në Pazarin e Ri, i cili është zemra ekonomike e Tiranës dhe e traditës.. Jemi në sprint, që ky vit të na gjejë me një ?Shkollë të Kuqe? të rikonstruktuar dhe me shkollën ?Hoxha Tahsin? krejt të re, ndërsa në mes të marsit do të hapim Pazarin e Ri, që është pulsi ekonomik i qytetit?,
Vendimi i marrë pak kohë më parë nga Bashkia e Tiranës për të zhbllokuar zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë nr. 8, sipas Veliajt do të rrisë edhe më tej ekonominë e qytetarëve.
TV Klan